BallinaLajmeMesazhi i UÇK-së në zemër të Evropës | OVL-UÇK i dërgon letër...

Mesazhi i UÇK-së në zemër të Evropës | OVL-UÇK i dërgon letër secilit anëtar të Asamblesë Parlamentare të KE-së për Gjykatën Speciale

Të ngjajshme

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

GOOOOOOOL KOSOVA!!!! Fisnik Asllani barazon gjithçka!

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e...

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar se protesta e radhës kundër padrejtësive ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së është zhvilluar sot në Strasburg të Francës, para Asamblesë së Këshillit të Evropës.

Sipas OVL-UÇK-së, gjatë protestës u dorëzuan 285 letra, të adresuara individualisht për secilin anëtar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, transmeton lajmi.net.

Këto letra përmbajnë shqetësimet e organizatës lidhur me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe kërkojnë vëmendje ndërkombëtare për atë që ata e cilësojnë si trajtim të padrejtë ndaj ish-luftëtarëve të lirisë.

OVL-UÇK theksoi se protesta në Strasburg është vazhdimësi e angazhimit të tyre për të kërkuar drejtësi dhe respektim të të drejtave të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Organizata bëri të ditur se letra e dorëzuar për 285 anëtarët e Asamblesë përmban mesazhin e tyre të qartë për domosdoshmërinë e një procesi të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë të akuzuarit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz