Mesazhi emocionues i hoxhës së xhamisë ku vdiq Alban Veliu

Vdekja e studentit, Alban Veliu, gjatë faljes së namazit ka tronditur opinioni, ngase Zoti e mori pran veti një djalë të ri në lulen e rinisë së tij.
Mesazhe ngullimi po “vlojnë” nëpër internet, e një të tillë mjaftë emocionues e ka shkruar edhe hoxha i xhamisë ku vdiq, Albani, Husamedin Abazi.
Mesazhi i hoxhë Husamedin Aabazi:
Alban, u prefshë në Paqen Apsolute, në Xhennet!

Lexo edheAmbasadori britanik i zhgënjyer që letra për zgjedhjet në Drenas u bë publike
Ishe shembull jo vetëm për studentët dhe shokët por edhe për ne qe jemi më të moshuar.
Do na mungon heshtja jote (e cila na fliste) dhe nuri yt i cili reflektonte gjallëri. Largimi yt per në Boten e Vërtetë nga Xhamia gjatë ngritjes së duarve per Tekbirin fillestarë ne Namazin e Akshamit ishte vula e gjithë jetës tënde në mesin tonë.
O Allah, strehoje Albanin në Firdeusin më të Lartë! Ndërsa familjes dhe gjithë shokëve dhe miqëve(jo të pakët) të Albanit epju sabrin dhe gajretin.
Shoku yt:
Husamedin Abazi
/www.drenicapress.info/














