Grafite raciste në muret e një shkolle në Toronto të Kanadasë, janë fshirë me shpejtësi para mëngjesit të së martës, pasi që një këshilltar komunal kishte parë mesazhet urrejtëse në muret e shkollës.
Ai kishte vërejtur mesazhet në mbrëmje përderisa po shëtiste me biçikletë, ndërsa kishte marrë aksion që mesazhet të fshiheshin herët në mëngjes, në mënyrë që të mos i shoh asnjë nxënës, shkruan Periskopi.
Një kamion i madh ishte parkuar para grafiteve që të bllokoj pamjen, në mënyrë që të mos shihet ajo që ishte shkruar, sepse disa nxënës që luajnë basketboll zakonisht fillonin më herët se të tjerët aktivitetet e tyre.
“Gjëja e parë që mendova është ‘nuk mund t’i lë fëmijët që t’i shohin këto grafite mëngjesin e së nesërmes’. Është gërditëse. Nuk jemi ne këta”, ka thënë këshilltari Glenn De Baeremaeker, këshilltar në Scarborogh Centre, i cili kishte parë grafitet në muret e kampusit të shkollës.
“S’mund ta imagjinojë që një pesëvjeçar apo dhjetëvjeçar i pafajshëm, të detyrohet të ecë përgjatë murit ku janë të vendosura mesazhet raciste”, ka thënë ai