back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaSportMesazh emocionues i Canës pas pensionimit nga Kombëtarja (Foto)

Mesazh emocionues i Canës pas pensionimit nga Kombëtarja (Foto)

Të ngjajshme

Dogana në aksion, i ndalon rreth 900 artikuj të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë ka...

Krasniqi: Vuk Hamoviçi i ka milionat e siguruara sepse ia garanton Qeveria e Martin Berishajt

Rrezarta Krasniqi nga LDK përmes një shkrimi në Facebook...

Qeveria rriti shpenzimet, ja ku shpenzoi më shumë

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar më shumë gjatë tre...

Nisma certifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka votuar sot për...

Lorik Cana, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka dhënë mesazhin emocionues për pensionim nga Kombëtarja shqiptare

Mesfushori kosovar, Lorik Cana edhe zyrtarisht ka njoftuar se nuk do të luajë më për Kombëtaren shqiptare.

Cana, i cili ka luajtur 93 ndeshje me ekipin kuqezi, këtë njoftim e ka bërë nëpërmjet një mesazhi emocionues në Facebook.

Ky është mesazhi i Canës 

Përshëndetje të gjithëve,

Siç edhe kam njoftuar pas “Euro 2016”, kam vendosur të pensionohem nga Kombëtarja shqiptare e futbollit.

Mendoj se është koha e duhur pas arritjes më të madhe në sportin shqiptar.

Ndihem i nderuar se kam përfaqësuar popullin dhe kombin tim gjatë gjithë karrierës sime.

Sapo i kam mbushur 33 vjet, dhe pas 14 viteve futboll të nivelit më të lartë, kam nevojë për kohë që të rimarr veten dhe t’i shëroj lëndimet.

Këtë verë vendos t’i refuzoj të gjitha propozimet që mu bën, në mënyrë që të jem në gjendje të kthehem i shëndetshëm dhe shpresoj se do të jem i gatshëm për arritje dhe projekte të reja.

Faleminderit të gjithëve për përkrahje

Gjithë të mirat,

Shihemi,

L.C

Romë,

1 shtator 2016.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz