Merz: Edhe nëse arrihet paqja, Ukrainës i duhen forca të armatosura
dp

Lexo edheWSJ zbulon planin e Gjermanisë për luftë me Rusinë, si do të transferohen 800,000 forca të NATO-s në lindje

Kancelari gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se Ukrainës do t’i duhen forca të armatosura edhe në rast se do të ketë një marrëveshje paqeje.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar se Kievi nuk duhet të detyrohet që të lëshojë territor. Sipas tij interesat evropiane dhe ukrainase janë në rrezik.
“Ukraina ka nevojë për forca të armatosura të forta, edhe nëse arrihet një marrëveshje paqeje… Ukraina do të vazhdojë të ketë nevojë për forca të armatosura të forta dhe garanci të besueshme sigurie nga partnerët e saj”, tha Merz në një konferencë për shtyp me homologun e tij estonez.

Lexo edheWSJ zbulon planin e Gjermanisë për luftë me Rusinë, si do të transferohen 800,000 forca të NATO-s në lindje
Vendet evropiane këmbëngulin që kufiri për Ukrainën duhet të jetë 800,000 trupa në vend të 600,000.