back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMerret vesh se kush do të jenë deputetët e rinj të AAK’së

Merret vesh se kush do të jenë deputetët e rinj të AAK’së

Të ngjajshme

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, ka arritur të sigurojë 14 vende në Kuvendin e Kosovës.

Prej 14 deputetëve të rinj, nga AAK janë 13 – katër do të jenë gra, ndërsa burrat do t’i kenë nëntë vende. PSD’ja ka arritur ta sigurojë vetëm një vend, falë kuotës gjinore.

Tashmë është e qartë se kush do të jenë deputet e rinj të AAK’së, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Kreu i AAK’së është kandidati më i votuar i AAK’së, me mbi 72.000 vota. Por, ai ka bërë të ditur se nuk do të bëhet deputetët në legjislaturën e re, duke ia lëshuar vendin dikujt tjetër nga lista e AAK-PSD.

Vëllai i tij, Daut Haradinaj, ka siguruar 22.700 vota, duke dalë i dyti prej më të votuarve, apo i pari, pas vendimit të Ramush Haradinajt për të mos u bërë pjesë e Kuvendit.

Bekë Berisha renditet pas Haradinajve, me 11.388 vota, i ndjekur nga Pal Lekaj me 9.813 vota, Rasim Selmanaj me 7.710, Time Kadrijaj me 7.705, Gazmend Syla me 7.507, Ali Berisha me 7.095, Arbër Tolaj me 6.970, Shkumbin Demaliaj me 6.493 vota dhe Gazmend Abrashi me 6.307 vota.

Që të gjithë këta do të jenë deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës.

Përveç Time Kadrijajt, AAK’në në Kuvend do ta përfaqësojnë edhe Albena Reshitaj, që ka siguruar 5.723 vota, Teuta Haxhiu (5.662 vota) dhe Donika Kadaj-Bujupi (4.492). /Express/

Lista e plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz