BallinaLajmeMerret vendim:Zhegra dhe Vrapçiqi futen në karantinë

Merret vendim:Zhegra dhe Vrapçiqi futen në karantinë

Të ngjajshme

Alonso, bast i rrezikshëm te Chelsea

A nuk pati mjaftueshëm drama te Real Madridi? Pas...

Ndryshon sërish moti- temperaturat për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Trump: Irani duhet të veprojë shpejt ose nuk do të mbetet asgjë prej tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se...

Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf

Parandalimi i çdo forme të dhunës edhe më tej...

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka konfirmur se pas dy rasteve të konfirmuara me Covid-19, Zhegra dhe Vrapçiqi janë vendosur në karantinë.

“Në takimin e mëngjesit, bashkarist me Komitetin, i cili është duke e menaxhuar situatën, në koordonim të plotë me kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, kemi vendosur që dy fshatrat e prekura me Covid-19, të vendosen në karantinë. Ekipet tona mobile të shëndetësisë primare në koordinim të plotë me Spitalin e Përgjithshëm dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik, janë në terren për t’i identifikuar rastet eventuale që kanë mund të preken”, ka deklaruar Ismajli.

Nënkryetari i Gjilanit ka apeluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të kujdesen për higjienën.

“Situata është e qetë, nuk ka vend për shqetësim. Një rast i konfirmuar me Covid-19, është duke u trajtuar në shtëpi në vetizolim, i cili akoma nuk ka treguar simptoma të virusit, kurse rasti tjetër është në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe po trajtohet atje. Jemi duke punuar vazhdimisht që të jemi afër qytetarëve. Apeli është që të qëndroni në shtëpitë tuaja dhe kujdesuni për higjienën, e cila është e vetmja mënyrë për t’u vetmbrojtur”, ka thënë Ismajli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz