BallinaSportMerret vendimi, ja sa u dënua gjyqtarin që ndërhyri dhe e ndëshkoi...

Merret vendimi, ja sa u dënua gjyqtarin që ndërhyri dhe e ndëshkoi me të kuq lojtarin e Nantes

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Gjyqtari francez, Tony Chapron, i cili bëri gjiron e botës pas ndërhyrjes në lojtarin e Nantes në Ligue 1 dhe ndëshkimin e tij më pas me karton të kuq është dënuar me një ndalesë prej gjashtë muajve, gjysma e së cilës i është falur dhe do vuaj dënimin për vetëm tre muaj.

Tony Chapron ra në tokë kur këmbët e tij u prekën – me sa duket aksidentalisht – nga Diego Carlos i Nantesit gjatë një ndeshje të ligës franceze muajin e kaluar ndaj Paris Saint-Germain.

 Por, Chapron, 45-vjeçar, nuk qëndroi duarkryq dhe reagoi duke ndërhyrë në lojtarin, të cilin pastaj e ndëshkoi për herë të dytë me të verdhin respektivisht me të kuqin.
Gjyqtarit – i cili u pezullua pas ndeshjes – iu dha dënimi i tij nga një komision disiplinor i ligës franceze të enjten pasdite.

Chapron u dënua me gjashtë muaj ndalesë gjykimi, por dënimi i tij u pezullua në vetëm tre muaj ndalesë efektive.

Francezi ka qenë gjyqtar në kampionatin më të lartë të Francës që nga viti 2004 dhe mori përgjegjësinë për më shumë se 400 ndeshje deri tani – duke përfshirë finalen e Kupës Franceze në vitin 2014.

Para incidentit ai kishte njoftuar se ky do të ishte sezoni i tij i fundit si një gjyqtar, por jo gjithçka përfundoi si është më së miri.

 Ndryshe, Chapron njihet edhe për disa ‘kapriço’ tjera, ku njëri nga ta është refuzimi për t’i dhënë topin e ndeshjes Zlatan Ibrahimovicit pas një het-triku të shënuar. /Telegrafi/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz