Merr fund mbyllja! Greqia hap kufijtë për turistët më 15 qershor
03

Lexo edheHistoria rrëqethëse e 92 vjeçares që jeton e vetme në fshat

Greqia po i jep fund mbylljes së shkaktuar prej koronavirusit, duke u hapur plotësisht në mes të muajit qershor.
Më konkretisht më 15 qershor, Greqia do të hapë kufijtë për turistët.
Deklarata u bë këtë të martë nga Kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis duke folur gjatë një samiti të përbashkët me vende të tjera të Ballkanit.

Lexo edheHistoria rrëqethëse e 92 vjeçares që jeton e vetme në fshat
“Në fillim të muajit qershor do të hapen kufijtë për udhëtimet e bizneseve, punëtorët sezonal dhe për pjesëtarët e familjeve që banojnë në vende të tjera. Ndërsa për turistët kufijtë do të hapen më 15 qershor”, u shpreh Mitsotakis.
Greqia humbi 165 persona nga koronavirusi, ndërsa në total u infektuan 2.840.