Merr fund dilema, Neymar do të jetë 10-shi i Brazilit në Botëror
dp

Lexo edheChelsea “tallet” me Arsenalin pas humbjes në finale të Championsit

Na ndajnë edhe 12 ditë nga fillimi i Kampionatit Botëror 2026.
Meksika, SHBA-ja dhe Kanada do të jenë nikoqiret e 104 ndeshjeve që do na përcjellin gjatë muajve të verës.
Kohët e fundit është bërë lajm i bujshëm, ftesa e Neymarit nga Ancelotti për Botëror e cila nga shumë shihet si një “last dance” për të.

Lexo edheChelsea “tallet” me Arsenalin pas humbjes në finale të Championsit

Dilema të shumta kishte rreth numrit të tij, ku ishte raportuar se do të merrte numrin 13, ndryshe nga 10-shja që jemi mësuar ta shohim.
Por kjo doli të mos jetë e vërtetë, pasi që Neymar do të vazhdojë të mbajë numrin e tij ikonik, e cila u konfirmua nga vetë Federata Braziliane e Futbollit (CBF)./IndeksOnline/