back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaTeknologjiMerkel: Të moshuarit duhet të mësojnë nga të rinjtë

Merkel: Të moshuarit duhet të mësojnë nga të rinjtë

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Të moshuarit Gjermanë duhet të mësojnë nga të rinjtë nëse Gjermania dëshiron ta kalojë me sukses tranzicionin drejt epokës dixhitale, tha Kancelarja Gjermane Angela Merkel.

- Advertisement -

Qeveria e vendit më të fuqishëm Europian ka ndërmarrë një sërë masash për lehtësimin e këtij procesi me strategjinë “Industrie 4.0” e cila do të përmirësojë edukimin dixhital dhe trajnimin.

Gjatë fjalës së saj në një konferencë të teknologjisë së informacionit, Merkel tha se mësuesit mund ta gjejnë vetvehten në një pozitë të sikletshme kur mësojnë se nxënësit e tyre mund të dinë më shumë sesa ata sa i përket proceseve të dixhitalizimit.

Ajo tha se vetë ishte përballet me një situatë të tillë gjatë periudhës së rrëzimit të murit të Berlinit dhe unifikimit të Gjermanisë. “Nuk është aspak e lehtë sepse jemi rritur me idenë që sa më vjetër të jesh aq më mençur bëhesh dhe ndërsa ngjitemi në hierarki mësojmë se nuk ja kemi gjetur fundin karrierës sonë duke mos ditur akoma shumë gjëra,” tha Merkel.

Merkel vuri theksin tek një Gjermani e cila po bën hapa para në këtë drejtim duke thënë se vendi i saj ështës humë larg nga të qënurit lider botëror në dixhitalizim. (PCWorld Albanian)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz