back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeMerkel pas takimit me Thaçin: Kosova ta luftojë korrupsionin, ta ulë papunësinë

Merkel pas takimit me Thaçin: Kosova ta luftojë korrupsionin, ta ulë papunësinë

Të ngjajshme

Theret me thikë një person në Prizren

Një person raportohet të jetë therur me thikë në...

Superkupa e Italisë: Bologna–Inter, gjithçka gati për gjysmëfinalen në Riad

Aksioni i Superkupës së Italisë vazhdon të premten në...

Një grusht i lehtë, por pa karton të kuq!

Skuadra e Napolit mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Milanit,...

Kancelarja Angela Merkel ka bërë thirrje që Kosova ta luftojë korrupsionin dhe ta ulë papunësinë, derisa ka shtuar se dialogu me Serbinë nuk është temë e thjeshtë.

Këto komente Merkel i bëri pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Berlin.

Ajo tha se Gjermania mbetet aleat i fuqishëm i Kosovës duke mbështetur rrugën e saj integruese për në Bashkimin Evropian. Por theksoi se duhet luftuar krimi e korrupsioni.

“Kemi shumë probleme të pazgjidhura por ka edhe përmirësime në rrugën drejt BE’së, dua të theksoj se në Ditën e Evropës kemi shumë sfida para nesh, sfida që na presin e që janë luftimi i korrupsionit, numri i lartë i papunësisë”, ka shtuar ajo në konferencën për media.

Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, Merkel shtoi se ky dialog nuk është temë e thjeshtë, por thekson se ka pasur zhvilime pozitive në këtë drejtim.

“Marrëveshjet e deritanishme duhen të zbatohen”, tha ajo./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz