Merkel kundërshton Trump-in
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka kritikuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndalimin e myslimanëve që të futen në Amerikë, njofton Klan Kosova.
Ajo ka thënë se “nuk luftohet terrorizimi duke dyshuar në njerëz vetëm përse kanë një fe të caktuar”, shkruan The Independent.
Një zëdhënëse e Kancelares Merkel ka thënë se liderja gjermane e ka quajtur të gabuar ndalesën e Trump.
Zëdhënësja Steffen Seibert ka thënë se “Kancelarja kundërshton ndalesën e Qeverisë amerikane për të ndaluar refugjatët nga vende të caktuara”.

Lexo edheGjykata amerikane suspendon vendimin e Trumpit
“Ajo (Merkel) është e bindur se edhe rezoluta, që është shumë e nevojshme, kundër terrorizimit, nuk arsyeton vënien e njerëzve nën dyshim vetëm se kanë një origjinë të caktuar dhe një fe të caktuar”.
“Konventa e Gjenevës kërkon nga komuniteti ndërkombëtar që të marrë refugjatët nga zonat e luftës dhe t’i dërgojë në tokë të sigurt. Të gjithë ata që e kanë nënshkruar duhet të bëjnë kështu. Këtë politikë ia ka shpjeguar kancelarja edhe dje Trumpit, në një bisedë telefonike”














