Daut Hetemi, mërgimtari që e ofendoi rëndë Ramush Haradinaj, e që mori reagim të ashpër nga Daut Haradinaj ku edhe paralajmëroi padi, është militant i Lëvizjes Vetëvendosje,.
Në profilin e tij janë parë postime që përkrahin pastër Albin Kurti dhe stafin e tij.
Një vit më parë është bërë një fotografi me ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Ai kishte shkruar se është ”Knaqësi të takosh në Zyren e tij Kryetarin e Komunës së Mitrovices Erden Atiqi”.
Përveç kësaj fotografie, në profilin e tij është parë edhe një foto e kryeministrit Albin Kurti e bërë me AI, ku ai është i shfaqur me një kallash në dorë e mbi foto shkruan ”Hajna s’keni ku shkoni”.