back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMërgimtari nga Zvicra thotë se i pa tri UFO duke ardhur me...

Mërgimtari nga Zvicra thotë se i pa tri UFO duke ardhur me aeroplan në Kosovë, publikon edhe videon

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Mërgimtari, Luan Dana i cili po vinte nga Zvicra në Kosovë me aeroplan, po pretendon se ka filmuar UFO (objekte të paidentifikuara) derisa po shikonte kah dritarja.

Ai në një lidhje në emisionin “DIREKT” të ATV-së, ka treguar se si arriti që t’i filmonte këto objekte që në video shihen vetëm si pika të bardha që zhduken brenda pak sekondash nga qielli.

“Kisha një biletë udhëtimi me datë 22 prill. Pas ngritjes së aeroplanit pas 10 minutave nisa të xhirojë,” – tregoi Dana.

“Gjatë xhirimit unë nuk pashë asgjë. Pas kthimit në Kosovë po shihja videon të ngadalësuar dhe i pashë tri dita të bardha me një shpejtësi të madhe dhe në fund të videos i pash edhe dy të tjera,” – shpjegon tutje ai.

Dana në “DIREKT” tregoi se pasi e pa këtë video në xhirim të ngadalësuar erdhi në përfundim që në fakt, sipas tij, paska diçka atje lartë dhe se beson që ekzistojnë edhe jetë tjera në hapësirë.

Rrëfimin e tij mund ta ndiqni nga minuta 17:54.

Të Fundit

Sport

ShowBiz