BallinaLajmeMërgimtari distancohet nga sulmi ndaj Valon Sylës: Jo në emrin tim

Mërgimtari distancohet nga sulmi ndaj Valon Sylës: Jo në emrin tim

Të ngjajshme

Rreth dy orë më parë, gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht nga një person pas postimeve që bëri për mërgatën.

Por këtij reagimi i është distancuar një mërgimtar, Driton Smakaj. Ai përmes një postimi tha se kushdo që e ka sulmuar Valon Sylën “nuk e ka bërë në emër të tij”.

“Edhe unë jam i diasporës. Kurrë e përjetë nuk e kisha sulmue asnjë gazetar për çfardo ofendimi ndaj meje. Kushdo që e ka sulmue, jo në emrin tim. Marre! Marre! Liria e shprehjes është baza e emokracisë!#freedomofspeech #freedomofchoice”, shkruan ai.

Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku thanë se kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Madje në rrjetet sociale kanë dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz