BallinaLajmeMërgim Lushtaku: Kërkesa për 180 vjet burg ndaj çlirimtarëve perceptohet si padrejtësi...

Mërgim Lushtaku: Kërkesa për 180 vjet burg ndaj çlirimtarëve perceptohet si padrejtësi ndaj Kosovës

Të ngjajshme

GOOOOOOOOOOOOOOOL – Kosova barazon rezultatin, Veldin Hoxha shënon super gol, dridhet Bratisllava

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin kundër Sllovakisë. Në minutën...

Goditje për Shqipërinë, lëndohet Ajeti

Në këto momente po zhvillohet ndeshja Poloni-Shqipëri. Por goditje e...

KEQ! Sllovakia kalon në epërsi, Kosova në disavantazh!

Sllovakia ka arritur të kaloj në epërsi kundër Kosovës. Në...

Fuqia e heshtjes në letërsi

Heshtja mund të jetë po aq e fuqishme sa...

Pozicioni seksual që disa burra nuk e pëlqejnë

Pas diskutimeve se disa gra nuk e preferojnë pozicionin...

Mërgim Lushtaku ka reaguar pas deklarimeve të Prokurorisë Speciale në Hagë, duke thënë se mënyra e paraqitjes së saj është përjetuar nga shumë qytetarë si e njëanshme dhe në dëm të Kosovës. Sipas tij, kërkesa për dënime që arrijnë deri në 180 vjet burg për ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi të shumta, përcjellë Drenica Press.
Lushtaku theksoi se Lufta Çlirimtare erdhi si pasojë e, siç u shpreh ai, padrejtësive dhe dhunës së ushtruar nga aparati shtetëror i Serbisë gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Ai kujtoi vuajtjet e qytetarëve të Kosovës gjatë luftës, duke përmendur dëbimet, maltretimet dhe masakrat që, sipas tij, arritën përmasa gjenocidi.
“Shumë prej nesh u detyruan të mbrojnë familjet dhe shtëpitë e tyre. Disa luftuan, shumë u dëbuan, shumë u maltretuan, e shumë u masakruan,” ka deklaruar ai, duke shtuar se ndërhyrja ndërkombëtare ndodhi për arsye humanitare pasi situata ishte bërë e papërballueshme.
Ai shprehu bindjen se një pjesë e qytetarëve besojnë se prokuroria nuk ka vepruar në frymën e drejtësisë dhe të ligjeve të Kosovës, por se po zbatohet një agjendë që, sipas tij, synon ta njollosë Kosovën.
Në fund, Lushtaku bëri të ditur se do t’i bashkohet protestës së paralajmëruar më 17 shkurt, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një reagim qytetar në mbrojtje të luftës çlirimtare.
“Drejtësi për Çlirimtarët!”, përfundon reagimi i ti

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz