BallinaLajmeMergim Lushtaku: "Dosja e Kosovës" një trillim me dokumentarë në televizionin e...

Mergim Lushtaku: “Dosja e Kosovës” një trillim me dokumentarë në televizionin e Serbisë, fushatë e egër kundër Kosovës

Të ngjajshme

Interi kalon në epërsi ndaj Atalantas

Interi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Atalantas. Ishte...

Ferizaji fiton me përmbysje ndaj Malishevës

Ferizaj ka arritur të fitoj me përmbysje ndaj Malishevës,...

Drenica mposht Gjilanin, Ferizaj rrëzon Malishevën, baraz në Prishtinë

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas fushatës së egër nga Televizioni i Serbisë në bashkëpunim me Ministrine e Brendshme të Serbisë, duke transmetuar dokumentarë trillues kundër Kosovës, të quajtur “Dosja e Kosovës”. Deputeti Lushtaku tha se: Me datë 25.03.2022, Radio Televizioni i Serbisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Serbisë në krye me Vulinin e Vuçiçin, kanë filluar fushatën e re kundër Kosovës me anë të serisë së “filmave dokumentarë” të titulluar “Dosja e Kosovës”, përcjellë Drenica Press.

Lusbtaku tutje shtoj se: Një seri e filmave dokumentar të mbushur me të pavërteta, gjuhë të urrejtjes, trillime, propaganda e portretizime të paqena për popullin shqiptar e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Për të ndaluar shpërndarjen dhe publikimin e përmbajtjeve të këtilla, institucionet e Kosovës duhët që të dalin dhe të mbrojnë historinë dhe të vërtetën tonë të shenjtë.

Propaganda serbe e ndihmuar nga ajo ruse po tentojnë që të ndryshojnë faktet e luftës, dhe të akuzojnë popullin e Kosovës për shtypje e krime kundër serbëve.

Mirëpo, historia është në anën e Kosovës. Historia jonë e lavdishme dhe e dhimbshme është e shkruar nga dëshmorët e luftës, martirët, invalidët, veteranët, mbi 20,000 gra të dhunuara e mbi 800,000 shqiptarë të dëbuar nga Kosova.

Kjo është e vërteta e luftës së Kosovës dhe popullit shqiptar!

Mergim Lushtaku

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz