back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaShowBizMeret vendimi për Burak Deniz

Meret vendimi për Burak Deniz

Të ngjajshme

Krasniqi ironizon Vetëvendosjen për kandidimin e Dimal Bashës: I përfaqëson ashtu siç janë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi...

Çitaku: Vetëm ambasada s’është mbyllur – SHBA nuk kanë partnerë në Vetëvendosje

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka...

A do ta shpallë Kongresi amerikan Rusinë shtet që sponsorizon terrorizmin?

Senati i Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar shqyrtimin e...

Federata e Peshkatarëve nis bartjen e peshqve për të ruajtur faunën ujore

Federata e Peshkatarëve Sportivë Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka...

PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj

Partia Demokratike e Kosovës  ka mbajtur tubimin elektoral për...

Aktori i njohur turk, Burak Deniz, është shpallur i pafajshëm nga gjykata në procesin gjyqësor të ngritur kundër tij nga kolegia aktore Nilperi Şahinkaya.

Pas një procesi të gjatë e të ndërlikuar, që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, gjykata vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur aktorin fajtor.

Seanca përfundimtare u zhvillua në Adana, pranë 15. Asliye Ceza Mahkemesi, ndërsa aktorja dhe avokatja e saj morën pjesë online nga Stambolli.

Prokuroria kishte ngritur akuza serioze ndaj Burak Deniz, përfshirë fyerje, kërcënim dhe madje edhe tentativë dhune. Për këto, ishte kërkuar dënim ligjor, mirëpo gjykata arriti në përfundimin se provat e paraqitura nuk ishin të mjaftueshme për ta mbështetur akuzën. Si rezultat, Deniz u shpall i pafajshëm dhe u lirua plotësisht nga të gjitha akuzat.

Sipas raportimeve të mediave turke si Cumhuriyet, Habertürk dhe Sözcü, vendimi i gjykatës është cilësuar si një fitore për aktorin, i cili gjatë gjithë procesit ka mbajtur qëndrimin se është i pafajshëm.

Nga ana tjetër, Nilperi Şahinkaya nuk ka pranuar vendimin e gjykatës si përfundimtar. Aktorja ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në apel, duke theksuar se do të vazhdojë betejën e saj ligjore.

Ky proces kishte nisur pas një konflikti mes dy aktorëve, ku Nilperi akuzonte Burak Deniz për sjellje fyese dhe dhunuese. Ngjarja pati bërë bujë në mediat turke, duke u komentuar gjerësisht në rrjete sociale dhe duke ndarë opinionin publik mes mbështetësve të Deniz dhe atyre të Şahinkaya-s.

Për momentin, Burak Deniz e ka lënë pas këtë kapitull me një vendim në favor të tij, por historia duket se nuk ka përfunduar ende, pasi apeli pritet të hapë një raund të ri në këtë çështje të shumëpërfolur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz