back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMerdare: Zvogëlohen kolonat në hyrje, rriten ato në dalje

Merdare: Zvogëlohen kolonat në hyrje, rriten ato në dalje

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Rruga e shumë mërgimtarëve për vendlindje po del goxha e mundimshme, por jo vetëm kaq – tashmë edhe ata që po kthehen për në vendet e Europës duhet të presin gjatë në kufi.

Kjo në rast se zgjedhin të hyjnë në Kosovë ose të dalin nëpërmjet pikës kufitare të Merdarës.

Gjatë ditës atje pati pritje deri në tri orë në hyrje dhe dalje nga Kosova, derisa kolonat ishin të gjatë deri në 2 kilometra në hyrje, e një kilometër në dalje.

Por gjendja ka ndërruar në orët e vona të mbrëmjes.

Kolonat tashmë janë shtuar në dalje të Kosovës, po në Merdare, ndërsa në hyrje ato janë zvogëluar, njofton Klan Kosova.

Në dalje të Kosovës, kolona sipas të dhënave të orës 21:00 është e gjatë deri në dy kilometra, derisa pritjet shkojnë deri në 4 ose 5 orë.

Më poshtë tabela me të dhënat nga secila pikë kufitare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz