BallinaLajmeMerdare: Kapen cigare elektrike të padeklaruara, vlera rreth 10 mijë euro

Merdare: Kapen cigare elektrike të padeklaruara, vlera rreth 10 mijë euro

Të ngjajshme

Policia ia konfiskon dy armë Korab Bajgorës personit që e kërcënoi Ramush Haradinajn

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Pejë Korab...

Zhduket një vajzë në Klinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një...

Policia jep detaje për futbollistin kosovar që vdiq në fushë

Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini,...

Dogana e Kosovës ka konfiskuar në Merdare mallra të padeklaruara nga një autobus i linjës ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të shtunën (4 prill), ku thuhet të jetë paraqitur një autobus i linjës ndërkombëtare.

Zyrtarët doganorë kanë pyetur drejtuesin e automjetit nëse kishte mallra për të deklaruar, me ç’rast i njëjti është përgjigjur negativisht.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti është selektuar për kontroll të vijës së dytë dhe është dërguar në hapësirat e kontrollit të detajuar. Gjatë këtij kontrolli, në pjesën e motorit si dhe në hapësirën e tualetit, është zbuluar mall i fshehur”.

“Janë evidentuar tri pako me cigare elektronike, në sasi prej 500 copë, me vlerë të përafërt rreth 10,000.00 euro”, njoftoi Dogana.

Ky institucion bëri me dije se ka ndërmarrë veprimet përkatëse duke ndaluar përkohësisht mallin deri në përfundimin e procedurave administrative

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz