Mercedesi tërheq 1 milion vetura nga tregu
03·
Mercedesi ka tërhequr nga tregu 75 mijë vetura në Britani të Madhe shkaku i një pjese që nis veturën, e cila shkakton flakë.
Tërheqja është bërë në modelet A-/B-/C-/E-Class dhe CLA, GLA dhe GLC, të gjitha të prodhuara nga viti 2015 e deri më 2017, raporton Daily Mail.
Besohet se nga ky problem janë të prekur 1 milionë vetura nëpër botë, transmeton Koha.net.
Kompania gjermane ka raportuar 51 raste për djegie të veturave. Deri më tani nuk ka pasur të lënduar.
Lexo edheFacebook Story kopje e Snapchat
Në Britani vetëm një veturë ka marrë flakë shkaku i tejnxehjes.
Te këto modele flakët shkaktohen shkaku i kushteve gjatë procedurës së nisjes.














