Skuadra e Real Madridit pritet ta largojë një mbrojtës anësor gjatë afatit kalimtar të verës.
Ardhja e mbrojtësit spanjoll, Alvaro Carreras ka bërë që dyshja Ferland Mendy dhe Fran Garcia ta mendojnë largimin, shkruan Indeksonline
Megjithatë vetëm një prej tyre pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe tashmë është një “garë” mes tyre se kush të ikë i pari.
Siç raporton “diarioas”, pikërsish mbrojtësi francez, Mendy është favoriti për t’u larguar nga klubi spanjoll.
Garcia ishte një lojtar kyç i Real Madridit të Xabi Alonsos në ndeshjet e Kupës së Botës për Klube, andaj shihet si favorit për të qëndruar./Indeksonline/
🚨 JUST IN: Ferland Mendy is MORE LIKELY to leave Real Madrid than Fran Garcia. @diarioas pic.twitter.com/rqjnpVYzqE
— Madrid Zone (@theMadridZone) July 16, 2025