back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeMenduh Thaçi: BDI-ja do të pësojë katastrofë – Në momentin që Ali...

Menduh Thaçi: BDI-ja do të pësojë katastrofë – Në momentin që Ali Ahmeti u vendos mes Taravarit e Seles, votat e PDSH i ka të humbura

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kryetari i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, është i ftuar në “Pressing” të T7, ku edhe ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen atje.

Ai beson se BDI’ja do të pësojë katastrofë në këto zgjedhje lokale.

Sipas tij, Ali Ahmeti i ka votat e PDSH’së të humbura në momentin kur është vendosur mes Arben Taravarit dhe Zijadin Seles.

“BDI do të pësojë katastrofë. Shpërbërje, për shkak se VMR’ja full do ta mbështesë VLEN’in. E dyta, mendoj se BDI në momentin që është Ali Ahmeti është vendos me Raravarit e Seles, të gjitha votat e PDSH i ka të humbura”, tha mes tjerash Thaçi.

Theksojmë se partia e Thaçit, PDSH nuk do të garojë në zgjedhje lokale.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut u shpallën më 9 gusht. Rundi i parë i votimit do të mbahet më 19 tetor dhe rundi i dytë dy javë më vonë, më 2 nëntor. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale me radhë që kur Maqedonia e Veriut fitoi pavarësinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz