Mendim Rugova: Prej nesër do ta kemi një valë nxehtësie, temperaturat do të jenë tepër të larta
dp

Lexo edheBislimi ka pranuar që ta takojë në Bruksel Petkoviqin, por kryenegociatori serb vonohet

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmësuar se “prej ditës së nesërme do të kemi një valë nxehtësie”.
“Temperaturat kanë me qenë tepër të larta”, tha ai sot në #Gjesi.
Moti, ai tha se do të jetë “gati nonstop” me diell.
Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33 gradë celsius.
“Të premten ekziston mundësia që ndoshta të ketë diku aty-këtu në pjesë të vendit zhvillime të vranësirave lokale që mund të na japin edhe ndonjë rrebesh”, tha Mendim Rugova.

Lexo edheBislimi ka pranuar që ta takojë në Bruksel Petkoviqin, por kryenegociatori serb vonohet
Në përgjithësi, ai parashikoi se “temperaturat do të mbesin të larta”.
“Edhe minimalet shënojnë rritje, prej 12 deri në 15 gradë celsius”.