BallinaLajmeMemoriali i ushtarëve të KFOR’it në Kosovë me gabime drejtshkrimore (Foto)

Memoriali i ushtarëve të KFOR’it në Kosovë me gabime drejtshkrimore (Foto)

Të ngjajshme

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Ministri i Jashtëm iranian: Starmer po vë në rrezik jetët britanike

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar...

Pllaka memoriale në nderim të ushtarëve të KFOR-it që kanë rënë gjatë shërbimit në Kosovë, është përuruar sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në pllakën memoriale janë tri gabime drejtshkrimore: dy në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.

Fjalia me drejtshkrim është dashur të shkruhej: “Në kujtim të burrave dhe grave që kanë shërbyer me partnerët e tyre në KFOR dhe kanë dhënë jetën si rezultat i shërbimit të tyre. Ne nderojmë dhe përkujtojmë sakrificën e tyre”.

Pllakata e përuruar ka të shkruar gabimisht fjalën “si rezultat i shërbimit të tyre” pasi është e shkruar bashkë “si rezultati shërbimit të tyre”.

Përveç këtij gabimi, në pllakatë fjala “sakrificën” është e shkruar “sakrificen”, pra, në vend të shkronjës “ë” aty është vendosur “e”-ja.

Autorët e këtij memoriali kanë bashkuar edhe dy fjalë në gjuhën serbe. Në këtë pllakatë të bashkuara janë fjalët “Rezultatnjihove”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz