back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi u shkon për vizitë familjarëve të Hashim Thaçit e Kadri...

Memli Krasniqi u shkon për vizitë familjarëve të Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Ekipi është gati, rruga jonë është përpara

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza...

“Farë e flliqtë”/ Fjolla Morina shpërthen keq ndaj banorëve të BBVK-së

Fjolla Morina ka shpërthyer ndaj disa banorëve të cilët...

Kur është koha më e mirë të shkoni në palestër

Përgjithësisht kemi dëgjuar se orari më i mirë për...

Përparim Rama nesër do ta nderojë Dafina Zeqirin me një mirënjohje të çmuar

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të presë nesër...
- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka qëndruar sot për vizitë tek familja e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt dhe tek familja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli në Mitrovicë.

- Advertisement -

Gjatë takimeve në dy familjet e ish-themeluesve të UÇK-së dhe PDK-së, Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në ‘Facebook’ se Kosova mburret me ta dhe e pret kthimin e tyre, sepse siç ka thënë ai, e tillë ishte lufta për çlirim – e drejtë, e pastër dhe fitimtare.

“Në Burojë dhe në Mitrovicë, në dy shtëpitë atdhetare që ishin frymëzim për çdo mendje e zemër patriotike, për t’i takuar prindërit dhe familjarët e dy liderëve tanë që shënuan historinë e përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet-ndërtim, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, thuhet në postim.

“Malli për djemtë e tyre, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, është i madh. Sytë e tyre e flasin këtë, ashtu siç balli i tyre e rrëfen një jetë të tërë me sakrifica. Por, krenaria për bijtë e tyre dhe për vlerat e tyre kombëtare – i mund të gjitha. Kosova mburret me ta dhe e pret kthimin e tyre triumfues, sepse e tillë ishte lufta për çlirim – e drejtë, e pastër dhe fitimtare”, ka thënë kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

Krasniqi ka shënuar ndër vizitat e para si kryetar i PDK’së tek familjarët e ish-krerëve të këtij subjekti politik, të cilët po gjykohen në Hagë për krime lufte. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz