back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi thotë se asnjë anëtar i PDK’së nuk e përkrah idenë...

Memli Krasniqi thotë se asnjë anëtar i PDK’së nuk e përkrah idenë e shkëmbimit të territoreve

Të ngjajshme

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se...

Zjarr në një market në Tophane të Prishtinës

Një zjarr ka kapluar marketin “Viva Fresh Store” në...

Musliu: Sulmi në Ibër-Lepenc u krye nga shërbimet sekrete serbe

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit...

Ndeshjet tjera në Ligën e Kampionëve, këto janë rezultatet

Liga e Kampionëve padyshim që prodhon spektakël. Kështu ndodhi edhe...

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është i ftuar në emisionin Pressing në T7.

Krasniqi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe idenë e shkëmbimit të territoreve. Ai thotë se asnjë anëtarë i PDK’së asnjëherë nuk e ka përkrahur këtë ide.

“Asnjë person në PDK nuk flet për shkëmbim. Madje jemi kundër saj”, thotë ai.

“Presidenti Thaçi nuk është anëtar i PDK’së por është president i vendit”

Tutje ai thotë se roli i PDK’së në dialog do të jetë ai që ka qenë gjithmonë.

“Presidenti është bartës i politikës së jashtme. Por ne kemi qenë që qeveria të udhëheq procesin e dialogut. Dialogu është temë tepër e rëndësishme dhe PDK gjithmonë ka luajtur rolin konstruktiv edhe në kuptimin e interesit shtetëror, dhe do të vazhdojë të luajë këtë rol. Thaçi edhe kur ka qenë kryeministër përveç që është marrë me dialog është marrë edhe me punë tjera shtetërore. Shpresoj që procesi i dialogut të mos jetë arsyetim i qeverisë së ardhshme që të lihen prapa punët shtetërore”, shtoi ish-shefi i grupit parlamentar të PDK’së. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz