back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi: Presim fitore të drejtësisë në Hagë për çlirimtarët tanë

Memli Krasniqi: Presim fitore të drejtësisë në Hagë për çlirimtarët tanë

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të fushatës së Uran Ismailit për zgjedhjet lokale në Prishtinë, që do të mbahen më 12 tetor. Në tubimin me moton “Koha për Prishtinën”, Krasniqi dha mbështetjen e plotë për kandidaturën e Ismailit – i cili për herë të dytë garon për të parin e kryeqytetit – dhe njëkohësisht ndau edhe një mesazh të fuqishëm për çështjen e drejtësisë në Hagë.

Në fjalimin e tij, kreu i PDK-së u ndal te procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krasniqi theksoi se përveç fitores në zgjedhje, presin edhe një tjetër fitore të madhe – atë të drejtësisë për luftën çlirimtare, transmeton lajmi.net.

“Presim edhe një fitore tjetër, fitore të drejtësisë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Duke i përshëndetur qytetarët që nesër mblidhen atje, për të ngritur zërin për pastërtinë e luftës së UÇK-së. Çlirimtarët do t’i kem së shpejti të lirë në Kosovën tonë,” u shpreh Krasniqi para të pranishmëve.

Deklarata e tij vjen një ditë para protestës që do të mbahet nesër në Hagë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në përkrahje të ish-krerëve të luftës që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare.

Ndërkohë, të hënën më 15 shtator, pritet të fillojë zyrtarisht faza e dëshmive të mbrojtjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkë-akuzuarve. I pari që do të dëshmojë në favor të Thaçit është diplomati amerikan James Rubin, ndërsa pas tij pritet të paraqiten edhe personalitete të tjera me peshë ndërkombëtare.

Sipas afateve aktuale të parashikuara nga Gjykata, në fillim të vitit 2026 pritet të shpallet verdikti përfundimtar në këtë proces historik që ka në qendër figurat kyçe të luftës dhe shtetndërtimit të Kosovës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz