Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sonte se Partia Demokratike e Kosovës do të rrisë numrin e fitoreve në komuna.
Ai ka thënë se fitorja do të jetë sidomos në Prishtinë për herë të parë.
“Unë sot ju them më shumë bindje se kandidatët tonë do të mbesin në qeverisje dhe jam shumë i bindur se do ta rrisim numrin e fitoreve në komuna sidomos në disa ku kemi qenë edhe në të kaluarën, në Prishtinë sigurisht ku gara është më interesante dhe për herë të parë do të fitojë kandidati ynë Uran Ismaili”, tha ai në Kanal10.