back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi pas takimit me emisarin francez: Integrimi në BE është rruga...

Memli Krasniqi pas takimit me emisarin francez: Integrimi në BE është rruga më e drejtë për Ballkanin

Të ngjajshme

Haradinaj dhe Troccaz flasin për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Tym i madh në Hajvali, digjet një pllac me mbetje të veturave

Tym i madh është parë sot në Hajvali. Siç është...

Tym i madh në Hajvali, raportohet se po digjet një “Rent a car”

Tym i madh është parë sot në Hajvali. Siç është...

Blero prezanton të dashurën e re

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, është bërë sërish temë...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, me të cilin ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend dhe perspektivës evropiane të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi tha se e ka falënderuar emisarin Troccaz për vëmendjen që Franca po i kushton Kosovës dhe rajonit, sidomos në kohë sfidash globale. “E ritheksova se rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për të mbyllur kapitullin e Ballkanit Perëndimor është integrimi sa më i shpejtë i vendeve tona në Bashkimin Evropian,” u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

Kreu i PDK-së theksoi se në takim ka folur edhe për rëndësinë e institucioneve funksionale dhe dialogut konstruktiv. “Si PDK, ne kemi dhënë kontributin tonë – si përgjegjësi politike, por edhe si vetëdije institucionale – duke votuar kryetarin e Kuvendit në funksion të zhbllokimit të situatës,” shtoi ai.

Krasniqi shprehu gjithashtu mirënjohje për ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot, dhe të gjithë zyrtarët francezë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke theksuar se PDK do të mbetet e përkushtuar për stabilitet, përgjegjësi institucionale dhe të ardhmen evropiane të vendit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz