BallinaLajmeMemli Krasniqi merrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve: Aleanca me SHBA-në...

Memli Krasniqi merrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve: Aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik për Kosovën

Të ngjajshme

Miliona në lojë: Sa përfiton Kosova nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026?

Kombëtarja e Kosovës është vetëm disa hapa larg një...

Ademi: Sonte kryeqyteti i Sllovakisë frymon shqip

Në prag të sfidës historike të Kosovës ndaj Sllovakisë,...

Granit Plava: E kam dëgju krismën, Naimi ma ka gju armën edhe më tha ik shpejt, zhduku

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca...

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje tradicionale që mbledh liderë politikë, fetarë dhe institucionalë nga mbarë bota.

Në një postim publik, Krasniqi ka bërë të ditur se aktiviteti është mbajtur në praninë e Presidentit amerikan, Donald J. Trump, duke e cilësuar atë si një moment reflektimi për përgjegjësitë e lidershipit, vlerat demokratike dhe të ardhmen e përbashkët, në një kohë sfidash globale, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet interes jetik i Republikës së Kosovës, duke nënvizuar se rruga përpara duhet të ndërtohet mbi miqësi të forta, partneritete strategjike dhe një qasje të përgjegjshme shtetërore, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik.

Postimi i plotë: 

Sot, në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në SHBA, në praninë e Presidentit Donald J. Trump, me pjesëmarrës të shumtë nga mbarë bota – një moment reflektimi për përgjegjësitë e lidershipit, vlerat demokratike dhe të ardhmen e përbashkët në kohën e sfidave globale.
Aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik i Republikës së Kosovës. Rruga jonë përpara ndërtohet mbi miqësi të forta, partneritete strategjike dhe një qasje të përgjegjshme shtetërore, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik. 🇽🇰🇺🇸./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz