back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi flet pas takimit me Escobar e Lajçak në ambasadën amerikane

Memli Krasniqi flet pas takimit me Escobar e Lajçak në ambasadën amerikane

Të ngjajshme

Kurti dhe Orav flasin për bashkëpunimin Kosovë-BE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Erdogan: Po synojmë të organizojmë një takim Trump-Putin, në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten...

Arteta i kërkon Arsenalit të nënshkruajë me mbrojtësin 60-milionësh

Arsenali ka nisur kontaktet me Ajaxin për të tentuar...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kreu i PDK-së, tregoi se kanë biseduar rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe arritjes së një marrëveshje finale në mes të dy shteteve.

Sipas Krasniqit, marrëveshja duhet që të sigurojë njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe rendin kushtetues.
“Sot, në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, takova Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diskutuam për zhvillimet politike në shtetin tonë dhe për rolin e Partisë Demokratike të Kosovës si udhëheqëse e opozitës në vend. PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, intergritetin territorial dhe rendin kushtetues”, ka shkruar Krasniqi në një postim në “Facebook”.

Dy emisarët po qëndrojnë në Kosovë nga dje, ku kanë takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit