Meloni e Italisë godet Rusinë për sulmet e reja, premton ndihmë në rindërtimin e Ukrainës
dp

Lexo edheATK-ja brenda gjashtë muajve inkasoi mbi 524 milionë euro, 10.8 për qind më shumë se një vit më parë

Në konferencën për rindërtimin e Ukrainës që po mbahet në Romë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka akuzuar drejtëpërdrejt Rusinë për “rritjen e sulmeve” ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në Ukrainë.
Meloni tutje ka thënë se pjesëmarrja e lartë në këtë aktivitet – me më shumë se 70 përfaqësi kombëtare dhe mijëra kompani e përfaqësues të shoqërisë civile – “tregon… se çfarë lloj të ardhmeje dëshirojmë të gjithë së bashku për Ukrainën, dhe sa të bindur jemi se do ta arrijmë atë”.
“Duam të shohim përtej padrejtësisë së padurueshme që i është shkaktuar popullit ukrainas për më shumë se tre vjet. Dhe tani duhet të imagjinojmë një Ukrainë të rindërtuar, të lirë dhe të begatë,” është shprehur ajo.

Lexo edheATK-ja brenda gjashtë muajve inkasoi mbi 524 milionë euro, 10.8 për qind më shumë se një vit më parë
Kryeministrja më tej ka shtuar se: “Detyra jonë është të ndihmojmë Ukrainën. Dhe do ta bëjmë, për të shkruar një kapitull të ri në historinë e saj”.
Ajo poashtu ka bërë të ditur se pjesëmarrësit në konferencë do të nënshkruajnë kontrata të reja për financimin e rimëkëmbjes së Ukrainës, me marrëveshje të reja që përfshijnë kompani italiane si kompania e energjisë Enel dhe ajo e industrisë ajrore e mbrojtjes, Leonardo.