Melania Trump i dorëzon letër Putinit – përmend fëmijët e prekur nga lufta në Ukrainë
dp

Lexo edheTrump ndryshon qëndrimin për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë

Sipas dy zyrtarëve të lartë të administratës Trump, letra trajtonte çështjen e gjendjes së rëndë të fëmijëve të prekur nga lufta në Ukrainë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, përballet me një urdhër-arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për përfshirje në zhvendosjen e dhunshme të qindra fëmijëve ukrainas drejt territoreve të pushtuara.
Për këtë letër reagoi edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili gjatë bisedës me Trumpin e përgëzoi Melanian për këtë hap. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andri Sybiha, e quajti letrën një “akt të vërtetë humanizmi”.

Lexo edheTrump ndryshon qëndrimin për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë
Takimi ndërmjet dy presidentëve, Trump dhe Putin, u zhvillua të premten në Alaskë dhe zgjati tri orë. Sipas raportimeve, është diskutuar edhe për një propozim të mundshëm që lidhet me dorëzimin e një pjese të territorit ukrainas.