Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump e ka ftuar Zotëriun e Parë të Kosovës, Prindon Sadriun, për të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar që do të mbahet në Stëpinë e Bardhë në muajin mars.
Presidenca ka njoftuar se ky Samit do t’i dedikohet iniciativës së Zonjës së Parë Melania Trup “Fostering the Future Together”, të cilës Kosova iu bashkua në shtator 2025.
“Kjo nismë globale e Shtëpisë së Bardhë do të vërë në dispozicion teknologji të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, për të mbështetur fëmijët, prindërit, si dhe edukatorët, duke siguruar njëkohësisht mbrojtjen e të rinjve nga rreziqet online. Kompanitë më të mëdha botërore të teknologjisë janë zotuar t’i ofrojnë këto mjete pa kosto ose me kosto shumë të ulët për Kosovën dhe vendet e tjera pjesëmarrëse. Iniciativa e Zonjës së Parë Trump lidhet edhe me prioritetet e Presidentes Osmani për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nga rreziqet digjitale si dhe zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative në përputhje me interesat e fëmijëve. Presidenca e Kosovës do të kontribuojë me angazhim konkret në mbështetjen e kësaj iniciative, nëpërmjet planeve që tashmë i janë prezantuar Administratës së Presidentit Trump”, kanë thënë në komunikatën e lëshuar nga Presidenca e Kosovës.
Nga Presidenca kanë thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit, ka të bëjë me angazhimin e Kosovën në fuqizimin e aleancës me SHBA-të, për të avancuar mirëqenien dhe zhvillimin e gjeneratës së re, si dhe për të forcuar më tej partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi.net/