back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMehmeti: Kundërvajtësit në trafik do të gjobiten falë kamerave që do të...

Mehmeti: Kundërvajtësit në trafik do të gjobiten falë kamerave që do të instalohen në automjet

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti ka folur në lidhje me pajisjet e reja teknike, që do të vendosen në rrugë për të detektuar kundërvajtësit.

Mehmeti ka thënë se tani policia s’do t’i ndalojë qytetarët që t’i gjobisë, por pajisja që do të jetë e instaluar në automjet

Ai bëri me dije se pajisja teknike, përbehet nga sensorët, radarët dhe kamerat.

“Nga sot përkatësisht gjatë ditëve në vijim në komunikacion, do të jenë automjete me mjete teknike të cilat totalisht e ndryshojnë qasjen e policisë ndaj kundërvajtësve”, është shprehur Mehmeti.

“Deri sot kundërvajtjet janë identifikuar përmes ndalimit, policia e ka ndaluar kundërvajtjen dhe e ka identifikuar kundërvajtjen dhe e ka shqiptuar masën e dënimit. Në ditët në vijim identifikimi i kundërvajtjeve do t bëhet nga vet pajisja teknike, vet pajisja teknike, sensorët, radarët, kamerat, të cilat janë të instaluara në automjet e bëjnë identifikimin e kundërvajtjeve”.

Mehmeti gjithashtu potencoi se këto pajisje do te jene në të gjithë territorin e Kosovës, pra përfshirë edhe veriun.

Të Fundit

Sport

ShowBiz