BallinaLajmeMehani: Komuna e Skenderajt duhet ta mbajë zotimin e jo të gjejë...

Mehani: Komuna e Skenderajt duhet ta mbajë zotimin e jo të gjejë justifikime për mos mbulimin e shpenzimeve për varrim

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Javë më parë Komuna e Skenderajt në një njoftim të saj, pati lajmëruar banorët se nga 21 marsi, komuna do t’i mbulojë shpenzimet e varrimit për  banorët e kësaj komune, shkruan DrenicaPress

Por sipas kryetarit të Degës së VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, kjo vendim ende nuk ka gjetur zbatim në Skenderaj.

Mehani i cili është edhe asamblist në Kuvendin Komunal të Skenderajt, ka thënë se Komuna duhet ta mbajë zotimin e jo të gjejë justifikime.

Lexojeni të plotë reagimin Hysni Mehanit:

“Premto e fjalë mos mbajë, kështu në fron do ngadhnosh.” – Dante tek Ferri.

Pushtetarët tanë si duket nga gjithe vepra e Dantes kanë shkoqitur këtë mesim. Madje pa e lexuar fare.
Ngjashëm po vepron edhe Komuna e Skënderajt me zotimin se do t’i mbulojë shpenzimet e varrimit.
U miratua unanimisht. Krejt çka mbeti është realizimi. 
Ishte data 21 mars kur u premtua se nga sot komuna hjek shpenzimet për varrim. Sot është 12 prill, e ajo “nga sot” nuk ndodhi ende.

Zyrtarët komunal do duhej t’i parashikonin afatet ligjore e të mos jepnin fjalë të ngutshme. Sidomos për raste të tilla. Sidomos për një vendim që edhe ashtu është shumë i vonuar. Komunat tjera ka kohë që kanë filluar me mbulimin e shpenzimeve për varrim.

Nga 21 marsi komuna publikisht ka premtuar për mbulimin e shpenzimeve. Tash duhet ta mbajë zotimin e jo të gjejë justifikime për ta zvarritur zbatimin e këtij vendimi.

Fotografia e Hysni Mehani

Fotografia e Hysni Mehani

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz