back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeMehaj në përvjetorin e masakrës së Rezallës: Një nga masakrat më të...

Mehaj në përvjetorin e masakrës së Rezallës: Një nga masakrat më të tmerrshme të luftës në Kosovë

Të ngjajshme

Gjashtë persona të rrezikshëm në listën e SHBA-ve, janë nga Kosova dhe Shqipëra

Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe janë publikuar në...

Von der Leyen e ndërpret Vuçiqin teksa ai i flet për ‘mesazhin nga Moska’

Shkëmbimi i papritur mes Vuçiqit dhe Ursula von der...

Gjashtë shtetas të Kosovës të arrestuar nga Serbia dhe një i rrëmbyer më 2025

 Pikat kufitare të Kosovës me Serbinë janë shndërruar në...

Gjendet një trup i pajetë pranë urës së Telit në Shkodër

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm...

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë homazhe në përvjetorin e 23-të të masakrës së Rezallë, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe Gjenerallejtnant Bashkim Jasharin.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj thotë se kjo masakër është më e tmerrshmja e luftës në Kosovë.

“Ngjarje të tilla makabre, nuk do të lejojmë kurrë më që t’i ndodhin popullit tone”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë postimi i plotë:

Sot është 23 vjetori i masakrës në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt, ku nga forcat paramilitare serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë të Rezallës dhe fshatrave përreth. Krimi shkon edhe me tej, kur 44 viktima kishin provuar që t’i zhdukin.

Masakra e Rezallës është njëra nga masakrat më të tmerrshme të luftës në Kosovë. Disa nga trupat e pajetë të shqiptarëve të masakruar u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe më pas iu kthyen familjarëve. Vetëm tre banorë kanë shpëtuar të gjallë, nga ky krim gjenocidal i shtetit serb.

Në përkujtim të viktimave, sot së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe Gjenerallejtnant Bashkim Jasharin, bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Rezallë. Drejtësinë për viktimat do ta kërkojmë deri në fund.

Ngjarje të tilla makabre, nuk do të lejojmë kurrë më që t’i ndodhin popullit tonë.

Lavdi të gjithë të rënëve!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz