BallinaLajmeMehaj i reagon Vulinit: Bota di të vërtetën e Vukovarit, Srebrenicës siç...

Mehaj i reagon Vulinit: Bota di të vërtetën e Vukovarit, Srebrenicës siç e di edhe masakrën e Reçakut

Të ngjajshme

Skuadra nga Serie A shpreh interesim për Dion Gallapenin

Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar,...

Kompania e ujësjellësit të Prishtinës: Janë 45 milionë borxh ndaj nesh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët...

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka reaguar ministrit të brendshëm serb, Aleksandar Vulin, për deklaratën e tij rreth masakrës së Reçakut.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, tha se nuk është i befasuar me këtë deklaratë pasi vjen nga skenarët antishqiptar e antinjerëzor.

Tutje ai shtoi se bota e di të vërtetën si për Reçakun, edhe për Vukovarin e Srebrenicën.
“Neve nuk na befason asgjë nga skenarët e tillë antishqiptar dhe antinjerëzor të kreatorëve të krimeve çnjerëzore. Bota di të vërtetën edhe të Vukovarit e Srebrenicës siç di , parë e ndjerë edhe masakrën e Reçakut”, shkroi Mehaj.

Kujtojmë se dje ministri i brendshëm Aleksandar Vulin, gjatë vizitës së ekipit filmik për dokumentarin rreth masakrës së Reçakut, e quajti ‘’falsifikim’’ dhe ‘’gënjeshtër’’ këtë masakër.

E për këtë deklaratë të Vulin kanë reaguar edhe nga SHBA e BE, që thanë se kjo ngjarje është e dokumentuar mirë.

Reagimi i plotë:

Të mësuar me mposhtjen e së vërtetës për projektin barbar serb mbi 150 vjeçar për shfarosjen e shqiptarëve, me gënjeshtra e poshtërsi, mundohen ta bëjnë edhe tani pinjollët e kryekriminelit Millosheviç, si Vulin.
Neve nuk na befason asgjë nga skenarët e tillë antishqiptar dhe antinjerëzor të kreatorëve të krimeve çnjerëzore.

Bota di të vërtetën edhe të Vukovarit e Srebrenicës siç di , parë e ndjerë edhe masakrën e Reçakut.

E Vërteta e Madhe, gur e shpirt i skalitur është edhe Almiri 14 vjeçar që iu këputë jeta bashkë me 45 familjarë e bashkëfshatarë të Reçakut, për të vetmin “faj” se ishin shqiptarë, nga gjakatarët barbarë serb, që udhëhiqeshin atë kohë nga qeveria kriminale serbe ku bënte pjesë edhe Vuçiq.

Bota e vlerave demokratike dhe humane duhet të reagoj fuqishëm ndaj kësaj bastardie serbe të radhës, sepse Ne nuk harrojmë kurr!/gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz