BallinaLajme‘Megjashi’: Arsim falas dhe obligativ për fëmijët e varfër

‘Megjashi’: Arsim falas dhe obligativ për fëmijët e varfër

Të ngjajshme

Çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes shpallet i ligjshëm ose i kundërligjshëm?

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund...

Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana

Megjithatë, mënyra e zbatimit të kësaj ndihme ndryshon nga...

Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Policia zhvillojnë aksion në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit...

“Megjashi” ambasada e parë e fëmijëve në botë apeloi për mos keqpërdorimin e punës së fëmijëve dhe të sigurohet përfshierja e të gjithë fëmijëve në arsimin parashkollor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky apel dërgohet me rastin e 12 qershorit – Ditës Ndërkombëtare për luftë kundër keqpërdorimit të punës së fëmijëve.

“Gjithandej në botë, miliona fëmijë për çdo ditë përballen me format më të rënda të keqpërdorimit të punës së fëmijëve. Në këtë kategori bien të gjitha format e robërisë, furnizimit ose ofertës të fëmijëve për prostituim, për prodhim me fotografi, shitje ose tregti me fëmijë dhe tregti me drogë. Njëherit, këto fëmijë janë në rrezikun e vazhdueshëm të punës dhe janë të hequr nga e drejta e kujdesit të përshtatshëm për shëndetin e tyre, si dhe të drejtën për arsim të përshtatshëm. Thjesht, ata janë të privuar nga liritë dhe të drejtat e tyre bazë.

Në Maqedoni, sipas të dhënave të ambasadës ‘Megjashi’, mbi 18.500 fëmijë nuk shkojnë në shkollë dhe mbi 2 mijë fëmijë për çdo ditë, ditën e kalojnë në rrugë në kushte jo njerëzore ku puna e tyre keqpërdoret. Këto fëmijë janë të moshave të ndryshme dhe nga nacionalitete të ndryshme, megjithatë më në numër janë fëmijët romë”.

Prandaj, këtë vit Ambasada e parë e fëmijëve në botë përsëri apelon: Në mënyrë sa më të shpejtë keqpërdorimin e punës së fëmijëve është e nevojshme që të sigurohet përfshirja e të gjithë fëmijëve në arsimin parashkollor! /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz