Mega projekti ‘Kanali i Stambollit’, që do të lidh Detit Marmara dhe Detin e Zi, pritet të përfundojë në 2025-2026
BILLI

Lexo edheKy është shteti që do ta ndalojë përdorimin e duhanit për të lindurit pas vitit 2004

‘Kanali i Stambollit’ është një nga mega projektet më strategjike të Turqisë, që ka për qëllim të reduktojë rreziqet e mundshme që paraqiten nga anijet që transportojnë mallra të rrezikshme përmes ngushticës së Bosforit.
Ndërtimi i ‘Kanalit të Stambollit’, që do të ketë një kapacitet kalimi prej 185 anijeve në baza ditore, pritet të përfundojë në vitet 2025-2026.
Kanali i planifikuar me një gjatësi prej 45 kilometrash do të ndërtohet në perëndim të qendrës së qytetit, në anën evropiane të Stambollit.
Në fillim të muajit prill, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se ata kryesisht kanë përfunduar përgatitjen e tyre të mega projektit, të cilin e quajti “projekti më i madh dhe më strategjik i infrastrukturës së vendit”.

Lexo edheKy është shteti që do ta ndalojë përdorimin e duhanit për të lindurit pas vitit 2004
Mega projekti u miratua nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë.