back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeMediat zvicerane shkruan se si diplomatët e tyre i parkojnë veturat në...

Mediat zvicerane shkruan se si diplomatët e tyre i parkojnë veturat në Kosovë

Të ngjajshme

Australia nderon viktimat e sulmit, Albanese u prit me fishkëllima

Kryeministri i Australisë njofton se po shqyrtohet funksionimi i...

Kur qyteti flet njëzëri: Klinë, pritje madhështore për Ariana Musliu Shoshin (FOTO)

Klinë – Një atmosferë elektrizuese dhe një përkrahje e...

Shtyhen disa ndeshje të Serie A, kjo është arsyeja?

Raundi i 16-të i Serie A ka filluar, por...

Bllok gjithandej, bashkatdhetarët po presin deri në 14-orë në kufirin Hungari-Serbi

Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata në pikat...
- Advertisement -

Mediat zvicerane kanë shkruar se si po parkohen ilegalisht veturat diplomatike të shtetit të tyre në Republikën e Kosovës.

Përparim Leka

Një person nga Kosova i ka dërguar foto portalit zviceran 20min.ch, të një Audi Q3 me targa diplomatike të parkuar në vijat e dizajnuara për kalimtarë. Vetura i përket ambasadës së Zvicrës.

‘’Ai gjithmonë parkohet kështu. Unë gjithmonë e shoh të parkuar gabimisht nëpër gjithë qytetin”, i kishte shkruar personi me inicialet F.G. mediumit zviceran.

Mediumi në fjalë menjëherë është lidhur me departamentin e punëve të jashtme të Zvicrës lidhur me rastin. Një gazetar i kësaj medie ka pyetur departamentin se a vlejnë ligjet e shtetit te Kosovës për diplomatët zviceranë.

“Në përgjithësi, departamenti kërkon nga antarët e trupës diplomatike dhe familjarët e tyre që të iu binden ligjeve dhe rregullave të shtetit në të cilin shërbejnë.”, ka thënë zëdhënësi i departamentin Pierre-Alain Eltschinger.

Tutje sipas Eltschinger makina i përket një familjari të njërit prej stafit diplomatik të ambasadës zvicerane.

Ndryshe parkimi ilegal dhe në vija për këmbësorë është praktikë e shpeshtë edhe e zyrtarëve shtetërorë të Republikës së Kosovës./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz