Mediat turke: Vedat Muriqi refuzon Galatasarayn
dp

Lexo edheFoda para miqësores me Çekinë: Jemi përgatitur mirë, pres që skuadra të zbatojë detyrat taktike

Sulmuesi kosovar pati një sezon fantastik me Mallorcan, duke shënuar 23 gola, por pasi skuadra e tij nuk arriti të mbijetonte në La Liga, po shqyrton mundësinë e largimit.
Ka disa klube të interesuara për “Piratin” derisa sipas mediave turke, ai ka refuzuar një ofertë nga Galatasaray.
Në garë për Muriqin është edhe ish-skuadra e tij, Fenerbahche e cila dëshiron rikthimin e tij në Turqi.

Lexo edheFoda para miqësores me Çekinë: Jemi përgatitur mirë, pres që skuadra të zbatojë detyrat taktike
Në ditët në vazhdim pritet të ketë një takim mes Vedat Muriqit dhe drejtuesve të Mallorcas, ku do të vendoset për të ardhmen e 32-vjeçarit.
Skuadra spanjolle raportohet se dëshiron së paku 15-20 milionë euro për Vedat Muriqin, për ta lenë të lirë të largohet.