Mediat spanjolle “masakrojnë” Mbappen pas suksesit historik të PSG-së

Tri nga gazetat më të mëdha sportive në Spanjë kanë komentuar suksesin e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, duke e lidhur atë me largimin e Kylian Mbappes nga klubi francez.
Sipas gazetës Marca, trajneri Luis Enrique ka ndryshuar rrjedhën e historisë së PSG-së. “Ndërsa largimi i Mbappes dukej se do të zbehte shkëlqimin e klubit, projekti mori hov dhe u ngrit në një nivel tjetër”, shkruan e përditshmja spanjolle.
Edhe AS vlerëson punën e teknikut spanjoll, duke theksuar se ai “arriti ta shndërrojë humbjen e një lojtari të kalibrit të Mbappes në një avantazh dhe jo në një problem”.

Lexo edheDështoi me Alissonin, Juve hedh sytë te De Gea
Ndërkohë, Mundo Deportivo ka qenë edhe më i ashpër në analizën e saj. Gazeta shkruan se Luis Enrique e nxori më të mirën nga skuadra pasi u “çlirua nga hija e Mbappes”, duke veçuar paraqitjet e Ousmane Dembeles, i cili festoi titullin e dytë radhazi në Champions League.














