BallinaMediat serbe: Opozita në Kosovë është e “dirigjuar” nga Hashim Thaçi

Mediat serbe: Opozita në Kosovë është e “dirigjuar” nga Hashim Thaçi

Të ngjajshme

Pas daljes nga BBVA, Kristin do ta shohim si moderator në televizion

“Urban Gen”, një format i ri televiziv dedikuar të...

Murati konfirmon: Pagat e sektorit publik u ekzekutuan me rritje të përvojës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur...

Nesër seanca plenare, 16 pika të rendit të ditës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër...

1633 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë muajit mars 2026, ka...

Trazirat në Prishtinë për arsye të Asociacionit të Komunave serbe i japin alibi Qeverisë së Kosovës për të bllokuar dialogun me Beogradin i cili po zhvillohet në Bruksel.

Kështu ka thënë për gazetën serbe Blic, Milovan Drecun, Kryetari i Komisionit për Kosovën, duke komentuar kaosin në rrugët e Prishtinës, të cilin partitë opozitare po vazhdojnë ta bëjnë, ndërsa qeveria sipas tij po dështon ta parandalojë.

“I gjithi është një aksion i menduar dhe sinkronizuar i cili, kur të pastrohet prej papastërtive politike dhe luftës për pushtet të opozitës, në të vërtetë paraqet arsyetimin më të mirë të Kosovës për bllokimin e implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe zvarritjes së formimit të Asociacionit të komunave serbe. Për ngjarjet në rrugë përgjegjëse është qeveria, ndërsa opozita po fiton pikë”, ka thënë Drecun, shkruan Blic, transmeton lajmi.net

Ndërsa në pyetjen se nëse opozita atëherë punon për Hashim Thaçin, të cilin opozita përndryshe nga kryeministri Isa Mustafa, nuk e kishte gjuajtur me vezë apo sulmuar me sprej lotsjellës, Drecun thotë që “ekziston dyshimi, përderisa nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete, mund të thuhet që Thaçi është përgjegjës për të gjitha këto”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz