BallinaLajmeMediat serbe: Kosova i ndalon hyrjen regjisorit serb, e kthen në kufi

Mediat serbe: Kosova i ndalon hyrjen regjisorit serb, e kthen në kufi

Të ngjajshme

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...
Regjisori serb i filmit “Kosova, një moment në civilizim”,  që sot do të shfaqej në Graçanicë, Boris Malagurski është ndaluar të hyjë në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Premiera e filmit serb “Kosova, një moment në civilizim”, ishte paraparë të shfaqej sot në Graçanicë, e simbolikisht me fillim nga ora 12:44, shkruajnë mediat serbe.

E vet Malagurski, duke treguar se si sipas tij, Policia e Kosovës nuk ia lejoi futjen në Kosovë, përmendi edhe artistët kosovarë të cilët po marrin pjesë në festivalin “Mirëdita, Dobar dan”, transmeton lajmi.net.

“Shkova të marr pjesë në premierën e filmit tim, veçanërisht duke pasë parasysh që disa të ashtuquajtur artistë të Kosovës po e shpalosin punën e tyre në Beograd. Mendoja se kjo do të ishte e përshtatshme. Sidoqoftë, në pikën administrative kufitare në Jarinjë na thanë të presim për disa kontrolle. Pas gjysmë ore ata erdhën me dokumente me të cilat thanë se më është ndaluar hyrja në Kosovës”, citohet nga mediat serbe të ketë thënë Malagurski.

Madje siç citojnë mediat serbe, Malagurski e ka akuzuar kryeministrin Haradinaj se po fsheh të vërtetën me këto lëvizje.

Ndryshe, nga Policia e Kosovës nuk është dhënë ende ndonjë detaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz