BallinaLajmeMediat në Serbi: Lidhja e Albin Kurtit me vajzën e ish-ministrit të...

Mediat në Serbi: Lidhja e Albin Kurtit me vajzën e ish-ministrit të Millosheviqit, arsyeja që lideri i VV-së nuk ishte vrarë në burg

Të ngjajshme

Sulmohet fizikisht një person në Prishtinë

Një sulm fizik raportohet të ketë ndodhur në sheshin...

“Kapet banda” kthehet malli i vjedhur, 5 meshkuj arrestohen në Gjilan

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me një rast...

​Kuvendi mblidhet sot për dy seanca

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për të...

27 vjet nga Masakra e Mejës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Mejë të...

Blero uron vajzën me një dedikim prekës për ditëlindje

Këngëtari i njohur kosovar Blero ka emocionuar ndjekësit me...

Ish-shefi i Policisë në Beograd, Marko Nicoviç ka zbuluar se si Albin Kurti ishte në lidhje dashurie me vajzën e ish-ministrit të Brendshëm, Zoran Sokolovic, Lidija Sokolovic.

Zoran Sokolovic ka qenë ministër gjatë kohës kur në krye të Serbisë ishte kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

Lidhja e Kurtit me vajzën e ish-ministrit ishte gjatë viteve 90-ta, shkruan mediumi serb ‘Kurir’.

Sipas Nicoviç, kjo lidhje dashurie më vonë ia shpëton kohën dhe i jep siguri Kurtit në burg.

Ish-shefi i policisë në Beograd, Marko Nicoviç, i cili thekson se për këtë lidhje është folur në qarqe të ngushta, por që nuk ka arritur në media sepse Millosheviq i ka mbajtur nën kontroll dhe nuk ka dashur që skandali të dalë publik.

“E di se kjo marrëdhënie zgjati rreth një vit. Millosheviqi bëri presion ndaj Sokoloviçit për të prishur marrëdhëniet e asaj vajze; ishte e pakonceptueshme që ai të ishte në një marrëdhënie me një shqiptar dhe nga këndvështrimi i Millosheviqit një person me probleme. Kurti, megjithatë, ishte i privilegjuar në burg për shkak të asaj lidhje, asgjë nuk mungonte, por kushti ishte që marrëdhënia të prishej, dhe kështu ishte.” tha Nicovic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz