back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMediat malazeze dhe boshnjake raportojnë për një takim sekret Grenell- Dodik në...

Mediat malazeze dhe boshnjake raportojnë për një takim sekret Grenell- Dodik në Mal të Zi

Të ngjajshme

Lideri i opozitës izraelite: Plani për ta pushtuar Gazën është një katastrofë

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, tha se miratimi...

Moti për sot

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë...

Sipas informacioneve që ka siguruar mediumi malazez, Antena M, i dënuari dhe deri dje presidenti i entitetit të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Serbe (RS), Milorad Dodik, është takuar sot fshehurazi me ish-emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin, Richard Grenell.

Takimi është zhvilluar në hotelin “One and Only”, dhe ka qenë e pranishme edhe një kongresiste amerikane nga Partia Republikane.

Media malazeze thekson se shteti i Malit të Zi nuk ka qenë i përfshirë në organizimin e këtij takimi.

Aeroplani i Qeverisë së Republikës Serbe është kthyer mbrëmjen e sotme nga Mali i Zi, gjë që është regjistruar edhe nga aplikacioni për ndjekjen e aviacionit civil ADSB, raporton klix.ba.

Grenell, i cili në administratën e dytë të Donald Trumpit përmendej për disa funksione të rëndësishme shtetërore – përfshirë edhe ato të sekretarit të shtetit, shefit të CIA-s, apo emisarit të posaçëm për Amerikën Latine dhe Lindjen e Largët – gjatë mandatit të parë të Trumpit shërbeu si emisar i posaçëm për Ballkanin dhe Kosovën.

Megjithatë, në fund u detyrua të pranojë postin e kryetarit të Bordit Drejtues të Qendrës legjendare Kennedy, nga e cila, pas emërimit të tij dhe marrjes së pushtetit nga Trump, u larguan të gjitha figurat e rëndësishme të kulturës amerikane.

Megjithëse në një “pozicion më të ulët” nga sa pritej, Grenell mbeti shumë i afërt me presidentin amerikan dhe shihet shpesh në fotografi dhe video nga rezidenca e Trumpit në Florida.

Ai gjithashtu ka mbetur një ndërmjetës jozyrtar për Ballkanin për familjen Trump, sidomos në interesat e tyre afariste në Serbi dhe Shqipëri.

- Advertisement -

Të Fundit