BallinaLajmeMediat izraelite raportojnë se IDF ka shënjestruar ministrin e Inteligjencës së Iranit...

Mediat izraelite raportojnë se IDF ka shënjestruar ministrin e Inteligjencës së Iranit në një sulm natën

Të ngjajshme

Mediat izraelite raportojnë se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë shënjestruar ministrin e Inteligjencës së Iranit, Esmaeil Khatib, në një sulm ajror gjatë natës në Teheran.

Sulmi u raportua për herë të parë nga Iran International dhe pak më vonë u konfirmua nga një zyrtar izraelit, siç raporton Times of Israel, e cila tha se rezultatet e sulmit janë ende duke u shqyrtuar nga Izraeli.

Ndërkohë, Jerusalem Post raporton se IDF ka vrarë Ministrin iranian të Inteligjencës Esmaeil Khatib, duke thënë se këtë e ka konfirmuar të mërkurën ministri i Mbrojtjes Israel Katz.

IDF ende nuk ka lëshuar një deklaratë që konfirmon sulmin, raporton mediumi.

Megjithatë, The Jerusalem Post ka cituar dy burime, për të cilat tha se i dhanë mendime të ndryshme mbi gjasat e suksesit të atentatit në tentativë, i cili ndodhi të martën në mbrëmje.

Një burim ishte optimist se sulmi kishte qenë i suksesshëm, ndërsa tha se nuk janë konfirmuar rezultate përfundimtare.

Një burim tjetër tha se ishte bërë një përpjekje, por rezultatet ishin të paqarta.

Një burim i tretë refuzoi të diskutonte çështjen.

Khatib ka qenë ministër i inteligjencës që nga gushti 2021, kur u zgjodh ish-presidenti iranian Ebrahim Raisi.

Kur Raisi u vra në një rrëzim helikopteri dhe Masoud Pezeshkian e pasoi atë si president iranian, ai e mbajti Khatib në rolin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz